Avokati i Kadri Veselit, ZPS-së: Na gënjyet, mbajtët në paraburgim njerëzit pa materiale, çfarë është kjo?

14 shtator 16:30

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) se pse ish-krerët e UÇK-së, janë duke u mbajtur ende në paraburgim.

Madje, ai ka thënë se ZPS-ja është duke i mbajtur pa materiale në paraburgim ish-krerët e UÇK-së.

‘’Me shpresën që prokuroria do të jetë e gatshme dhe duhet ta dimë sa do të zgjasë procesi paragjyqësor. Prokuroria u përgjigj se na po i sajojmë. Dua të dëgjoj! E kam bërë pyetje edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që bëri këtë vlerësim. Duhet të kërkojë falje që të akuzuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim”.

“Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 70 për qind e materialeve nuk janë bërë të njohura. Na gënjyen të gjithëve! Nuk ka parë njeri të sillet sikur kjo të ishte diçka normale. Është jonormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë”, ka thënë Emmersoni, duke thënë se as provat dhe as akuzat nuk janë bërë ende të njohura.

Është minimumi që mund të bëhet. Diçka duhet bërë jo për mua, por meqë jemi këtu, që e zgjatët afatin ku kemi marrë 75 për qind të materialeve dhe në rastin e klientit tim, provat dhe akuzat nuk janë bërë të njohura, për gjithë këta muaj kanë mbetur në paraburgim. Diçka duhet të thuhet për kredibilitetin e këtij Tribunali”, ka thënë avokati i Kadri Veselit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tetë vitesh qeverisjeje nga konservatorët, Norvegjia ka sjellë në…