Ballkani sot miqësore me kampionin e Maqedonisë

14 qershor 2022 | 09:50

Kampioni i Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Suharekasit sot do të kenë një test të rëndësishëm ku në miqësore përballen me kampionin e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupin.

Ballkanit tash e disa ditë është në përgatitje në Ohër dhe sot e mbyll fazën e përgatitjeve me këtë ndeshje e cila luhet nga ora 17:30 në Ohër.

Të kujtojmë që sot nga ora 12:00 në Nyon  të Zvicrës hidhet shorti për Ligën e Kampionëve ku edhe do të mësohet kundërshtari i kampionit të Kosovës në garat më prestigjioze për klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja malazeze dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq, tha…