Ballkani u rikthehet fitoreve

10 dhjetor 2020 | 15:26

Skuadra e Ballkanit u është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi të enjten e mposhti Trepçën ’89 (2-0).

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, kurse në minutën e 62-të vendasit e zhbllokuan rezultatin nëpërmjet Edvin Kuç. Ndërsa golin e dytë dhe të fundit në ndeshje në minutat shtesë e realizoi Gripshi.

Ballkani është në vendin e dytë me 38 pikë, një pikë me pak se skuadra lidere, Drita. Trepça ’89 pozicionohet e shtata në tabelë me 20 pikë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, duke folur për dhënien…