Ballo-Toure prezantohet te Milani

18 korrik 2021 | 16:05

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Fode Ballo-Toure nga Monaco.

Mbrojtësi senegalez nënshkroi marrëveshjen në Casa Milan këtë mëngjes me Rossonerët që duhet të paguajnë 4.2 milionë euro plus 500 mijë tjera bonuse për skuadrën e Ligue 1. Ballo-Toure pritet të jetë alternativë e Theo Hernandez në të majtë të mbrojtjes së skemave të Stefano Piolit.

Transferimin e lojtarit e ka konfirmuar vet klubi kuqezi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Fode Ballo-Toure nga AS Monaco. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 5”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e qytetit austriak Hallein që gjendet në rajonin e…