Balotelli: Futbolli italian është pak i mërzitshëm

03 shkurt 2019 | 14:54

Mario Balotelli u transferua gjatë janarit te Marseille, ekip me të cilin gjeti golin në ndeshjen e parë. Sulmuesi italian është rikthyer të flasë për kampionatin italian dhe zbulon ekipin me të cilin dëshiron të mbyllë karrierën.

“Futbolli italian është shumë taktik dhe pak i mërzitshëm. Nuk kam menduar të kthehem në Serie A gjatë këtyre muajve, por nuk e mohoj dot se do të më kishte pëlqyer ta mbyllja karrierën me Brescian”, ka thënë sulmuesi 29-vjeçar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka ftuar Qeverinë e…