Balotelli kushton 100 milionë euro

05 prill 2018 | 10:50

Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola, thotë se ai mund të kthehet në Itali. 

Raiola ka thënë se lojtari i tij vlen 100 milionë euro, por mund të merret pa para pasi është pa kontratë. “Mario është i gatshëm për rikthim. Ai është pjekur dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numër një dhe vlen 100 milionë euro, por kontrata i skadon, që kështu është i lirë. Jam në negociata me klube në Angli dhe Itali. Kam biseduar me klube si Juventus, Roma, Napoli dhe Inter”, ka deklaruar Raiola. Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar 39 gola prej se ka ardhur te Nice që nga viti 2016.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet e…