Balotelli nuk ndryshon, ndez kapsollë në dhomat e zhveshjes

07 mars 2024 | 15:35

Mario Balotelli mbetet një personazh kur bëhet fjalë për jashtë fushë së blertë. Sulmuesi italian, që aktualisht aktivizohet me ekipin turk të Adana Demirspor është bërë sërish protagonist.

Në një video që është bërë shpejt virale, Balotelli shihet duke ndezur një kapsollë në dhomat e zhveshjes dhe më pas e hedh pak metra larg, duke trembur shokët e ekipit.

Kujtojmë që një situatë e ngjashme ka ndodhur dhe 13 vite më parë, kur 33-vjeçari luante me City-n dhe ndezi një fishekzjarrë në shtëpinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër…