Balotelli për Milanin: Janë ekip i dobët dhe nuk kanë asnjë fenomen

01 dhjetor 2023 | 12:04

Mario Balotelli ka folur së fundmi për Milan-n, klub i të cilit ka qenë edhe ai pjesë në të shkuarën.

Pas humbjes 1-3 të “kuqezinjve” ndaj Borussia Dortmund në “San Siro”, Balotelli u shpreh se Milan ka skuadër të dobët.

“Mënyra se si i kam parë ata të luajnë në ndeshjet e fundit. Ata janë një ekip i vështirë për t’u klasifikuar, i dobët. Skuadra e Milan-it bëri një shfaqje të madhe me PSG-në, pastaj bën gabime të rënda ndaj Dortmund. Përveç dy-tre emrave që bëjnë diferencë, skuadra nuk ka asnjë fenomen”, tha Balotelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.26€ Bezinë: 1.19€ Nuk…