Bankës së Irlandës i bie fitimi për 17 për qind

03 gusht 2022 | 11:28

Banka e Irlandës ka shënuar fitim para takimit prej 335 milionë euro në pjesën e parë të vitit 2022, apo 17 për qind më pak sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që ishte 406 milionë.

Kjo bankë ka bërë me dije se ka parë shpenzime të njëhershme në lidhje me marrjen e klientëve nga “Ulster Bank” dhe “KBC”. Të dyja këto banka janë duke ndaluar operimin në Irlandë, raporton “BBC”-ja.

Gjithashtu, Banka e Irlandës ka bërë me dije se ka lënë mënjanë para për të mbuluar kreditë që mund të shlyheshin, duke reflektuar në përkeqësimin e kushteve ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Komisionin për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e…