Banorët e fshatit Breznicë ankohen për prezencë të shtuar ushtarake të Serbisë

24 shkurt 2022 | 22:35

Nazim Hajdini, kryetar i Bashkësisë Lokale në Brezincë, vend ky që gjendet në zonën kufitare me Serbinë, është ankuar se është shtuar prezenca ushtarake, raporton Gazeta Blic.

“Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët”, ka shkruar.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkëfshatarë dhe më gjerë!

Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët.

I ftojmë bashkëfshatarët të mos kenë frikë dhe t’a ruajnë qetësinë nga provokimet e ndryshme.

Kryetar i BL- Breznicë

Nazim Hajdini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka barazuar aksionet…