Barazim spektakolar në Madrid

09 maj 2021 | 23:21

Mbyllet pa fitues dueli Real Madrid-Sevilla. Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll përfundoi në barazim 2-2.

Ndeshja ishte e bukur dhe plot emocione, teksa djemtë e Zinedine Zidane humbën një shans të artë pët t’iu bashkuar Atletico Madrid në krye të renditjes.

“Los Blancos” e gjetën shpejt golin e avantazhit kundër skuadrës andaluziane, por VAR-i anuloi gjithçka. Minuta e 12-të, kros i bukur i Alvaro Odriozola nga krahu i djathtë dhe finalizim me kokë i francezit Karim Benzema.

Festë tek ekipi i Zidane, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit për pozicion të parregullt. Sevilla e shfrytëzoi këtë situatë dhe gjeti golin dhjetë minuta më vonë. Autori ishte Fernando, mesfushori brazilian i ekipit të Lopeteguit.

33-vjeçari tregoi gjithë klasin e tij në zonën kundërshtare, nxori blof Casemiron me një driblim të bukur dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje potente dhe të saktë. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i sfidës ishte edhe më i bukur.

Marko Asensio finalizoi me gol një aksion të bukur të Realit në minutën e 67-të, ndërsa VAR-i u bë protagonist në minutën e 78-të. Vendasit pretenduan për një penallti, por teknologjia pa diçka të gabuar në zonën vendase.

Penallti, por për Sevillan. Ivan Rakitiq nuk gaboi nga pika e bardhë dhe ekipi mik në avantazh. Reali u hodh në sulm dhe ia doli të evitojë disfatën falë golit të Eden Hazard në minutën e katërt shtesë. Përfundimisht 2-2, rezultat që gëzon Atletico Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish Presidenti i Republikës së Shqipërise Bujar Nishani në emisionin…