Barazimi i parë për Liverpoolin

20 tetor 2019 | 19:32

Është mbyllur baras derbi i madh anglez mes Manchester Unitedit e Liverpoolit. Pas tetë fitoresh rresht në Premier Ligë, Liverpooli është ndalur në “Old Trafford” duke barazuar 1-1.

Madje kjo pikë e Liverpoolit u sigurua vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes. Adam Lallana realizoi në minutën e 85-të për të barazuar rezultatin, pasi Marcus Rashford kishte kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi në pjesën e parë.

Liverpooli mbetet lider i Premier Ligës me 25 pikë pas nëntë xhirosh, gjashtë pikë para ndjekësit të parë Manchester City. Unitedi është i 13-i me vetëm 10 pikë pas nëntë ndeshjeve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në…