Barça e Unitedi përgatiten për shkëmbimin Coutinho-Rashford

19 prill 2019 | 12:17

Një ide e çmendur e Barcelonës mund të sjellë në verë një nga shkëmbimet më të bujshme të merkatos në vitet e fundit.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, Barcelona është duke shtyrë që në verë të shkëmbehen kokë me kokë Philippe Coutinhon me Marcus Rashfordin. Barcelona do ta blindojë sulmin për shumë vjet dhe me Coutinhon kjo gjë duket pamundur, pasi braziliani nuk po ngjitet në Spanjë.

Kontrata e Rashordit skadon në verën e vitit 2020 dhe Barcelona është gati ta bëjë të vetin lojtarin duke ofruar Coutinhon. Unitedi nuk e sheh si një opsion të keq këtë ofertë të katalanasve, pasi braziliani e njeh shumë mirë kampionatin anglez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Rexhep Selimi Ndoshta edhe nuk e dimë nëse ka…