Barca fitoi pas 11 vitesh në Anoeta

14 janar 2018 | 22:44

Barcelona ka bërë një përmbysje sensacionale kundër Real Sociedadit duke e mposhtur me rezultat 4-2 para tifozëve në Anoeta.

Një fillim fantastik krijoi epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë të lojës. Rezultatin e zhbllokoi Willian Jose (11′), ndërsa Juanmi (34′) e dyfishoi epërsinë.

Skuadra mysafire arriti ta shënojë një gol para se skuadrat të shkonin në pushim (39′). Paulinho ishte realizues.
Në fraksionin e dytë të lojës, katalunasit përmbysën gjithçka. Fillimisht, Luis Suarez me një gol shumë të bukur e barazoi rezultatin (71′).
Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë personal (71′) duke regjistruar epërsinë e parë të Blaugranëve në këtë takim.
Dhe krejt në fund ishte goli i Lionel Messi i realizuar nga gjuajtja e lirë (85′).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nesër do të…