Barça interesohet për Sanen

26 prill 2024 | 14:30

Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende janë duke kërkuar në treg për opsione që mund të përmirësojnë skuadrën e tyre, ku Leroy Sane është tashmë i pëlqyeri.

Sipas “El Chiringuito”, javën e kaluar Barcelona i bëri një telefonatë Bayern Munchenit për të pyetur disponueshmërinë e Sanes këtë verë, megjithëse nuk kishte asnjë mbi përgjigjen “bavareze” rreth kësaj kërkese.

Sane ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me gjigantet gjerman dhe thuhet se është i hapur për t’u larguar. Detaje tjera rreth shumë se sa është e gatshme të paguajë Barcelona për reprezentuesin gjerman nuk janë përmendur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA,…