Barça nuk heq dorë nga Lewandowski

11 maj 2022 | 11:33

Sulmuesi Robert Lewandowski vazhdon të jetë objektivi numër një i skuadrës së Barcelonës.

Klubi spanjoll shpreson tek ardhja e lojtarit në verë dhe vetëm disa ditë më parë rritën ofertën për të. Ata janë gati të japin 40 milionë euro për polakun, e ardhmja e të cilit është gjithmonë dhe më shumë larg Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me golashënuesin më të mirë të Bundesligës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2023-shit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës,…