Barça, ofertë për Velan

12 dhjetor 2019 | 12:58

Sulmuesi i rrezikshëm Carlos Vela kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin Los Angeles FC në ligën MLS. Ai mund t’i bashkohet gjigantit katalunas për pjesën e dytë të sezonit.

Futbollisti Jonathan dos Santos zbulon se Carlos Vela e ka marrë një ofertë nga Barcelona pas një sezoni të jashtëzakonshëm në MLS. 30-vjeçari kishte njoftuar se është afër transferimit në “Camp Nou” për pjesën e dytë të sezonit.

Vela konsiderohet zëvendësues ideal i Luis Suarezit, duke e pasur parasysh sezonin e lodhshëm dhe të ngarkuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së do…