Komiteti për Drejtësi vazhdon debatin për shkarkimin e presidentit Trump

12 dhjetor 2019 | 12:48

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së do të vazhdojë debatin për akuzat e shkarkimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Debati në Komitet pafilluar më 11 dhjetor. Nëse akuzat votohen atëherë procesi kalon në Dhomën e Përfaqësuesve për një votim të fundit.

Trumpi po përballet me akuza zyrtare për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.
Akuzat kanë të bëjnë me raportet e tij me Ukrainën, në veçanti, nëse ai ka kërkuar ndihmën e Kijevit për të hetuar rivalët e tij politikë, duke përfshirë kandidatin e mundshëm presidencial dhe ish-nënpresidentin Joe Biden. Trump, gjithashtu akuzohet se nuk i ka siguruar Kongresit mijëra dokumente të kërkuara dhe ka bllokuar dëshminë e zyrtarëve të administratës, që kishin njohuri për raportet e tij me Ukrainën, raporton “Rel”

Trumpi i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”, ndërsa i përshkroi seancat kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve si një “gjykatë kangurësh”.

Nëse miratohen akuzat në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga demokratët, atëherë një gjykim përfundimtar për shkarkimin ose jo të presidentit do të mbahet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët.

Presidenti Trump ka kërkuar që procesi të shpejtohet dhe të kalojë sa më parë në Senat, ku ai beson se do të kishte një “gjykim të drejtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë e ka miratuar një memorandum të mirëkuptimit…