Barça ofron Rakitiqin dhe para për Dybalan

08 prill 2019 | 21:17

Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi me të përfunduar ky sezon.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me largim nga “Zonja e Vjetër”, gjersa Barcelona ka shfaqur interesim për të, raporton “Don Balon”. Leo Messi ka kërkuar nga skuadra katalonase që ta transferojë bashkëkombësin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Juventusi ka bërë me dije se janë të gatshëm ta shesin Dybalan, gjersa kërkojnë 130 milionë euro nga shitja e tij. Barcelona do të tentojë ta ofrojë Ivan Rakitiqn dhe një shumë të parave për ta transferuar argjentinasin në ‘Camp Nou’.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar të…