Barça pa Messin ndaj Interit, PSG-ja ka punë me Napolin

24 tetor 2018 | 12:02

Skuadra e Barcelonës do të luajë sonte (e mërkurë) në “Camp Nou” ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit pa lojtarin më të mirë, Lionel Messin.

Kjo ndeshje i takon grupit B dhe zhvillohet nga ora 21:00. Ylli argjentinas është lënduar në ndeshjen kundër Sevillas (4-2) dhe, përveç Interit, pritet ta humbasë edhe “El Calasic”-on ndaj Real Madridit. Në mungesën e tij, Barcelona pritet të luajë në sulm me Luis Suarezin, i cili do të mbështetet nga Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele. Barcelona nga dy ndeshjet e para ka marrë gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Interi. Kjo e fundit kishte arritur fitore ndaj Tottenhamit në minutat e fundit, sikurse që shënoi edhe në derbin e Serisë A, kundër Milanit në minutat shtesë. “Nerazzurët” pas disa rezultateve pozitive janë të motivuar për ndeshjen ndaj Barçës.

Ndeshje tjetër derbi sonte zhvillohet edhe në Paris të Francës, ku skuadra e Paris Saint Germainit e pret Napolin e Elised Hysajt. PSG-ja, që momentalisht renditet e treta në grupin C, do të mundohet për të marrë një fitore e cila do t’i rriste shpresat për të garuar edhe për pozitën e parë. Ndërsa Napoli me strategun Carlo Ancelotti nga Parisi pret të dalë i pamposhtur në mënyrë që të mbetet në garë për kualifikim në fazën tjetër. Derbi i madh zhvillohet edhe në Gjermani në mes të Borussia Dortmundit dhe Atletico Madridit.

Grupi A

18:55 Club Brugge – Monaco
21:00 Borussia Dortmund  – Atletico Madrid

Tabela

  1. Borussia Dortmund    2 6 pikë
  2. Atletico Madrid            2 6
  3. Club Brugge                  2 0
  4. Monaco                          2 0

Grupi B

18:55 PSV Eindhoven – Tottenham Hotspur
21:00 Barcelona – Inter

Tabela

  1. Barcelona                   2 6 pikë
  2. Inter                            2 6
  3. Tottenham H.           2 0
  4. PSV                              2 0

Grupi C

21:00 Liverpool – FK Crvena Zvezda
21:00 Paris Saint Germain – Napoli

Tabela

  1. Napoli                          2 4 pikë
  2. Liverpool                     2 3
  3. Paris Saint Germain 2 3
  4. Crvena Zvezda           2 1

Grupi D

21:00 Galatasaray – Schalke 04
21:00 Lokomotiv M. – Porto

Tabela

  1. Porto                        2 4 pikë
  2. Schalke                    2 4
  3. Galatasaray             2 3
  4. Lokomotiv M.         2 0

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Inspektorati i Arsimit në Kosovë - Gjendja e tanishme dhe…