Barça planifikon rikthimin e Pedros

27 dhjetor 2019 | 15:09

Pedro Rodriguez ish-idhulli i tifozëve të Barcelonës në kohën ku luante në katalonjë, është shumë pranë një rikthimi në klubin që e bëri të njohur.

32-vjeçari është shprehur për mediet se është shumë se është gati të lërë gjithçka për tu transferuar tek “Bleugranat”. Duke shtuar më tej se Barcelona kërkoi një rikthim të tij që në verën që lamë pas, por marrëveshja nuk u finalizua pasi ekipi i Chelseat nuk dëshironte që të privohej nga shërbimet e tij.

Për Pedron është interesuar edhe West Ham në Premier Ligë dhe lojtari nuk e hedh poshtë këtë hipotezë, por mediet britanike shkruajë se spanjolli është në pritje të një oferte të Barcelonës. Mesfushorit me tipare sulmuese i skadon kontrata në verën e vitit 2020-et dhe mund të transferohet në katalonjë me kosto zero. Ekip ku kampioni i botës me Spanjën (në vitin 2010), ka luajtur 7 sezone nga viti 2008 deri në vitin 2015, duke zhvilluar 204 ndeshje dhe realizuar 58 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…