Barça regjistron fitoren e parë, Salzburgu mposhti Wolfsburgun

20 tetor 2021 | 20:55

Barcelona ka arritur që të marrë më në fund fitoren e parë në Champions në këtë sezon. Skuadra katalanase mori sukses minimal 1-0 ndaj Dinamo Kiev në “Camp Nou”.

Golin e vetëm e shënoi Gerard Pique në minutën e 36-të duke shfrytëzuar më së miri një asist të Jordi Albas.

Në ndeshjen tjetër Salzburgu fitoi 3-1 ndaj Wolfsburgut. Adeyemi dhe një dopietë e Okafor ishin autorët e golave në suksesin ndaj skuadrës gjermane, që do të realizonte vetëm një gol nderi me Nmecha. Salzburgu merr kreun e grupit G me 7 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke…