Barcelona dhe Liverpooli shprehin interesim për Dumfries
E ardhmja e mbrojtësit Denzel Dumfries te Inter Milan pritet të marrë një drejtim më të qartë pas përfundimit të Kampionatit Botërir, me turneun që shihet si një mundësi e madhe për rritjen e vlerës së tij në tregun e transferimeve.
Edhe pse 29-vjeçari ndihet i lumtur në Milano dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës zikaltër, situata e tij po ndiqet nga afër nga disa klube të mëdha evropiane, për shkak të një klauzole lirimi prej 25 milionë eurosh që aktivizohet në muajin korrik.
Kjo klauzolë e bën reale mundësinë e një largimi të mundshëm, pavarësisht qëndrimit të deritanishëm të Interit.
Sipas raportimeve të “FCInterNews”, një nga klubet që ka shfaqur interes konkret është Liverpooli, i cili thuhet se ka vendosur kontakte fillestare me përfaqësuesit e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e një transferimi.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Barcelona, që po e konsideron Dumfries si një alternativë serioze në rast se vendos të përfitojë financiarisht nga shitja e Jules Koundé gjatë merkatos së verës.
Brenda klubit katalanas, një skenar i tillë shihet i mundshëm vetëm nëse realizohet një shitje e rëndësishme, por vlerësimi për Dumfries ka ardhur duke u rritur sidomos pas paraqitjeve të tij në ndeshjet e mëparshme të UEFA Champions League, ku ai ka lënë përshtypje shumë pozitive ndaj Barcelonës.



