Barcelona dhuron show në Paris

10 prill 2024 | 23:12

Barcelona e ka mposhtur Paris Saint Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Rezultati përfundimtar në ”Park de Prince” ishte 3-2 për skuadrën katalanase.

Raphinha i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 37-të. Me të nisur pjesa e dytë, PSG shënoi dy gola të shpejtë duke e përmbysur rezultatin.

Dembele barazoi shifrat në minutën e 48-të, derisa tre minuta më vonë, Vitinha i dha epërsinë kampionit të Francës. Por Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbysete rezultatin dhe ta rikthente epërsinë.

Raphina me golin e dytë personal barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 62-të. Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Christensen në minutën e 77-të. Ndeshja e kthimit zhvillohet me 16 prill në Barcelonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona triumfoi 2-3 në Paris ndaj PSG-së, në ndeshjen e …