Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

15 janar 2023 | 22:01

Katalonasit e ka fituar Superkupën e Spanjës këtë edicion duke shënuar fitore në finale kundër rivalit të përbetuar Real Madridit.

“Katalunasit” triumfuan 1:3 ndaj “mbretërve” në Riad të Arabisë Saudite.

Baraspesha në finale zgjati deri në minutën e 33-të kur Gavi realizoi me ndihmën e Lewandowskit që e asistoi.

Dyshja e njëjtë doli në skenë edhe në minutën e 45-të, kur i riu spanjoll asistoi për polakun që përballë me portierin Courtois shënoi pa problem.

Goditjen e fundit Los Blancos ia dha Pedri që realizoi golin e tretë në minutën e 69-të.

Krejt çfarë bën “mbretërit” ishte goli i Benzemas në minutën e dytë shtesë.

Barcelona deri në finale erdhi pas fitores kundër Betisit në gjysmëfinale pas penalltive, njëjtë sikur Real Madridi që triumfoi kundër Valencias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, ish komandanti i UÇK-së, Sami…