Barcelona e gatshme ta shesë Raphinhan

18 dhjetor 2023 | 11:03

Raphinha është pjesë e Barcelonës me shumë se një vit, por ai nuk po bindë me paraqitjet e tij dhe klubi spanjoll ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Braziliani provon në çdo ndeshje, por kontributi i tij me gola dhe asistime është shumë më i ulët se sa që pritej. Sipas gazetës “SPORT”, katalanasit do të mirëprisnin oferta për kartonin e tij.

Ka zëra nga Arabia që janë disa klube të interesuar për të, por interesim ka treguar edhe Manchester United.

Nga ana tjetër, Raphinha nuk dëshiron të largohet pasi dëshiron të fitojë trofe dhe të ketë sukses me një nga klubet më të mira në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit…