Barcelona interesohet për Kvaratskhelian

05 prill 2024 | 15:45

Barcelona i ka kërkuar Napolit informacion në lidhje me të ardhmen e Kvicha Kvaratskhelia.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, katalanasit po shfaqin interes konkret dhe të fortë mbi gjeorgjianin. Megjithatë, për momentin, De Laurentiis nuk ka ndërmend ta privojë veten nga 23-vjeçari nëse nuk përballet me një ofertë mbi 130 milionë euro.

Talenti gjeorgjian është në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, por ende asnjë nuk ka bërë hapin e madh duke ofruar në pjatë një shumë të konsiderueshme për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori, doli sërish thuajse…