Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

04 nëntor 2026 | 14:33

Barcelona ka marrë një lajm të hidhur në lidhje me lëndimin e mesfushorit Rodri që e pësoi kundër Aston Villas.

Barcelona mposhti 3:0 Aston Villan në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma kurse Rodri pati shqetësime në kofshën e djathtë duke bërë që të zëvendësohet pas 45 minutave të para.

Ekzaminimet të mërkurën, kanë konfirmuar një çarje të muskulit në kofshën e djathtë, lëndim ky që do ta detyrojë 30-vjeçarin të pauzojë të paktën për një muaj.

Si pasojë e këtij lëndimi, Rodri do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës në derbin e së dielës kundër Atletico Madridit kurse nuk pritet të rikthehet në fushë deri në fillim të muajit dhjetor.

Krahas Atleticos, Rodri do ti mungojë Barcelonës në ndeshjet kampionale edhe me Villarrealin e Deportivo La Corunan kurse nuk do të jetë në dispozicion as kundër Sabahut në Champions.

Gjithashtu, Rodri do të mungojë edhe te Kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Selektori i Kombëtares së Suedisë, Graham Potter të mërkurën ka…