Barcelona ndalet nga Slavia

05 nëntor 2019 | 21:22

Barcelona është në krizë loje dhe rezultatesh! Ekipi i trajnerit Ernesto Valverdes nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 0-0 ndaj Slavias së Pragues në Camp Nou. Një rezultat negativ që vjen direkt pas humbjes 3-1 ndaj Levantes.

Vendasit e dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, por nuk arritën të shënonin. Lionel Messi dhuroi magji në fundin e pjesës së parë, por nuk ia doli që të çonte topin në rrjetë. Argjentinasi nuk shmangu dot rezultatin e papritur të skuadrës së tij.

Pjesa e dytë solli ndryshime, pasi Valverde aktivizoi Fatin dhe Rakitiq por nuk pati ndikim. Një rezultat fantastik për ekipin modest të Çekisë që me një super Olayinka merr një pikë që do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet me gërma të arta në historinë e klubit Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit pati disa dyluftime të mira dhe ja bëri shumë të të arta në historinë e klubit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit pati disa dyluftime të mira dhe ja bëri shumë të vështirë Piques.

Barcelona mbetet në krye të grupit me 8 pikë, ndërsa Slavia ne fund me 2 pikë. Në një grup ferri, rezultatet e deritanishme janë shumë pozitive për ta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga…