Barcelona në alarm nga rreziku i sulmeve terroriste

24 dhjetor 2018 | 13:59

Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën, pasi Departamenti i Shtetit i ShBA-së, ka paralajmëruar rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes. Kujdesi u rrit rreth zonave ku lëvizin automjetet transportuese përfshirë autobusët në pjesën e Las Ramblas të Barcelonës, shkruan “AFP”.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose asnjë paralajmërim, duke shënjestruar lokacionet e turistëve, qendrat e transportit dhe zonat tjera publike” ka paralajmëruar Byroja e çështjeve konsullore të Departamentit të Shtetit të hënën përmes “Twitter”-it.

I pyetur gjatë një interviste në “Rac1 radio”, ministri i Brendshëm rajonal, Miquel Buch, ka thënë se policia “po angazhohet në trajtimin e këtij kërcënimi”.

Gazeta “El Peridico de Catalunya” ka njoftuar se policia rajonale ka lëshuar një qarkore të brendshme ku thuhet se një person mund të tentojë të godasë turmën me autobusë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët në Turqi janë duke hetuar dy aktorë të njohur…