Barcelona në kaos, anulohen 45 fluturime për shkak të protestave

15 tetor 2019 | 15:17

“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, ka deklaruar sot një zëdhënës i aeroportit.

Ai ka vlerësuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime janë anuluar për shkak të problemeve të djeshme.

Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-modele e Playboy, Ava Karabatic ka vendosur të kandidojë…