Barcelona pas 19 vitesh mposhtet nga Vallecano

27 tetor 2021 | 21:05

Barcelona nuk di të ngrejë “krye” nën drejtimin e Ronald Koeman. Skuadra katalanase ka pësuar një humbje të rëndë 1-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

Golin e vetëm e shënoi një “ujk” i vjetër si Radamel Falcao. Sulmuesi veteran bëri gjithçka mirë në zonë në minutën e 30-të, duke goditur në cepin e portës me të majtën.

Ekipi i Koeman kishte shansin për të barazuar me Depay në minutën e 72-të, por sulmuesi holandez do të humbiste penalltinë, duke u ndalur nga një mrekulli në dy kohë e portierit Dimitrievski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, andaj është rritur…