Barcelona përmbysi Interin

02 tetor 2019 | 23:12

Është mbyllur me rezultatin 2-1 super sfida e luajtur në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Interit.

Ka nisur gjithçka mirë për italianët, të cilin kanë gjetur golin e avantazhi pas dy minutash lojë me një gol të bukur të Lautaro Martinez.

Inter ka dyshuar në të 27-ën me Antonio Candrevan, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje. Reagimi i vendasve ka ardhur në pjesën e dytë. Heroi i ekipit të Valverdes ka qenë Luis Suarez, i cili ka barazuar në minutën e 58-të me një gol magjik dhe ka dyshuar në të 84-ën pas një asistimi të marrë nga Leo Messi.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka kapur Dortmundin në kreun e renditjes së Grupit F me katër pikë, ndërsa Interi është në të tretin me një pikë, po aq sa Slavia Prague, që mban vendin e fundit për shkak të diferencës së golave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…