Barcelona rikthen interesimin për Silvën

06 nëntor 2022 | 15:52

Bernardo Silva nuk është më një emër i ri për Barcelonën.

Katalanasit tentuan disa herë në merkaton e verës për ta sjellë në “Camp Nou”, por nuk ia dolën. Këtë herë, sipas “Sport”, Barcelona do të rikthehet të tentojë që të sjellë mesfushorin sulmues të Cityt në Spanjë.

Blaugranët duan një përforcim në mesfushë dhe do të tentojnë t’ia rrëmbejnë Guardiolës portugezin, edhe pse tekniku spanjoll ka theksuar se Bernardo Silva është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e dytë e nëntorit parashihet të ketë mot me…