Barcelona shkarkoi Koemanin

28 tetor 2021 | 10:40

Barcelona me anë të një komunikate për shtyp në mesnatë të së enjtes ka lajmëruar se ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman.

Shkarkimi ka ardhur pas humbjes së Barcelonës sonte me rezultat 1-0 kundër Rayo Vallecanos.

“FCB e ka liruar Koemanin nga detyra e tij si trajner i skuadrës. Presidenti i klubit Laporta e ka informuar atë për këtë vendim pas humbjes kundër Rayos. Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciutat Esportiva”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas mediave spanjolle, drejtimin e skuadrës katalunase me gjasë do ta marrë ish mesfushori i kësaj skuadre, Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe në spitalet e…