Barcelona synon transferimin e Harry Kane

10 janar 2019 | 14:29

Barcelona është duke synuar që të transferojë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

“El Mundo Deportivo”, ka shkruar se Barcelona është duke bërë plan që të transferojë kapitenin e Anglisë.

Kane është në mendimet e katalanasve dhe duket se Suarezi nuk është fare.

Uruguaiani do të bëhet 32-vjeçar në janar dhe klubi nga Katalunia dëshpërimisht po kërkon zëvendësimin e tij.

Nëse Barcelona e do yllin e Tottenhamit, atëherë do të ketë kosto të lartë.

Kane ka nënshkruar një kontratë të madhe me Tottenhamin deri në vitin 2024 që e bën çmimin e tij tejet të shtrenjtë, ashtu sikurse edhe pagën.

Aktualisht Kane paguhet 17.5 milionë euro në sezon te Tottenhami.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është thënë se ende ka mundësinë të shkëmbejë Gonzalo…