Barcelona turperohet dhe eliminohet nga Liga Kampionëve

26 tetor 2022 | 23:11

Bayern Munchen ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:3 në udhëtim ndaj Barcelonës.

Kjo fitore ia blindon vendin e parë në grup bavarezëve. Sadio Mane i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10- të të ndeshjes.

Në minutën e 31-të, Choupo-Moting e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Gnabry shënoi në minutën e 56-të, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Krejt në fund, Pavard shënoi për 0:3.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se Interi.

Në anën tjetër, Barcelona mbetet e treta me katër pikë dhe e ka të siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Vetëvendosja e Aleanca…