Bardhësi dhe shpresë

Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë e dimë se sa poshtë kanë rënë mjekësia dhe arsimi, sepse asnjëra Qeveri nuk i ka pasur në prioritet, pavarësisht rëndësisë që kanë për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit dhe ngritjen arsimore të popullit tonë. (Pavarësisht premtimeve të mëdha nga secila parti, shëndetësia dhe Arsimi lënë shumë për të dëshiruar).
Duke qenë vend i dalë nga një luftë e tmerrshme (1998/99), populli ynë ka kaluar shumë lloje traumash që mund të barten me vite e dekada dhe rëndojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor. Besoj që secili qytetar që ka përjetuar luftën i bartë pasojat shëndetësor të saj. Secili individualisht në një mënyrë apo tjetër kemi nevojë për njëfarë rehabilitimi por besoj që edhe si popull kemi nevojë për rehabilitim.
Në rininë time e kam pas ëndërr të bëhem mjeke. Ajo mbeti vetëm një ëndërr. Gjithmonë kam besuar që mantelbardhët janë zemërbardhë.
Përvoja ime personale, nga një aksident komunikacioni që e kam përjetuar në moshën 15 vjeçare dhe sprovat personale dhe familjare që kemi kaluar nëpër spitale, kam pas kuptuar moti, që të bëhesh mjek duhet paraprakisht të jesh njeri, në kuptimin e plotë të fjalës, të kesh ndjeshmëri, humanizëm dhe njërezillëk dhe profesionalizëm.
Kam parë mjek heronj e mjeke heroina që luftojnë çdo ditë për jetën e pacientëve të tyre, edhe kur punojnë në kushte minimale. Kam parë të tjerë mjek që e neglizhojnë pacientin dhe punën dhe s’kanë as ndjeshmëri e as përgjegjësi.
Sot dua të shkruaj për anën e BARDHË të mantilbardhëve.
Jemi në pranverë, është kohë virozash. Para disa ditësh kalova një grip mjaftë të rëndë. Unë pritoj shumë me shku te mjeku, por ky grip nuk ishte si ato flamat e zakonshme që kalon lehtë.
QKMF në Fushë Kosovë udhëhiqej nga drejtoresha Dr. Qefsere Simnica.
Vizitën e bëra te doktoresha Mirelinda Bajraktari.
Te dera po prisnim dhjetëra pacientë. Doktoresha erdhi e buzëqeshur dhe na përshëndeti me përzemërsi. Ajo ishte një grua fisnike dhe me nivel, e kulturuar, afërt e dashur, fjalë ëmbël dhe shumë profesionale. Qasja e saj ishte më njerëzorja (për mjeke e kam fjalën) që kam hasur në jetën time, kjo tregon se e do profesionin e saj. Dhe s’ka më mirë se ta duash punën që e bën se veç atëherë e jep maksimumin.
Gjatë një ndërrimi ajo kishte kryer 57 vizita të pacientëve, dhe secilin pacient e dëgjoja që kërkonte të vizitohej te Dr. Mirelinda. Këtë e mësova kur po prisha te sporteli ku të prisnin infermieret e sjellshme dhe shumë profesionale. Po ashtu ekipi tjetër i infermiereve që jepnin infuzione Lulzime Qyqalla, Arbnore Dumani, Nora Namani, Besa Stativci, Kaltrina Hajdari etj, punonin me zell e përkushtim, bashkëpunim dhe ndihmoni njëra tjetrën dhe performanca e tyre në punë ishte e lartë.
E dimë që puna e tyre paguhet por kur puna kryhet me përkushtim e profesionalizëm, meriton të vlerësohet.
Ta duash punën dhe ta kryesh me nder e përgjegjësi dhe të kontribuosh në ruajtjen e shëndetit të popullatës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së tyre është Atdhedashuri, është patriotizëm, është heroizëm.
Shpresoj që shembuj të tillë të kemi edhe në QKMF-të tjera kudo në Kosovë, edhe në spitale publike ku numri i pacientëve është i madh.
Kosova ka shumë specialistë në fusha të shumta të mjekësisë. Për arsye që i dimë të gjithë shumë mjek e infermiere e kanë lëshuar Kosovën dhe kujdesen për popujt e Evropës.
Dua të besoj që institucionet tona të vetëdijesohen dhe të investojnë në shëndetësi, vetëm kështu mund ti mbajmë këto kuadro në Kosovë dhe ta ruajmë e ta mbrojmë shëndetin tonë.
Besoj që shëndetësia në Kosovë do të ngritët, jo nga politikanët por nga doktoreshat dhe doktorët si Dr. Mirelinda Bajraktari që e duan punën e tyre dhe e duan Kosovën.
Të gjithë mjekëve dhe infermiereve të Kosovës ju uroj shëndet dhe mbarësi e suksese në punë.
Respekt dhe mirënjohje!
Ka shpresë.



