Bardhi bie në sytë e Artetës

30 qershor 2020 | 09:34

Pas tre sezonesh në kampionatin spanjoll me Levanten, mesfushori me origjinë shqiptare, por i lindur në Shkup, Enis Bardhi, është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën futbollistike.

Paraqitjet e mira të 25-vjeçarit kanë rënë në sy të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta transferojnë futbollistin e Maqedonisë së Veriut në Londër.

Debutimin si profesionist Enis Bardhi e bëri te Prespa Birlik, ku luajti 10 ndeshje dhe shënoi 5 gola, ndërsa më pas u transferua te hungarezët e Ujpestit, ku luajti për tre sezone dhe në 79 ndeshje, shënoi 19 gola. Prej verës së 2017-s është pjesë e spanjollëve të Levantes, ku ka luajtur 75 ndeshje në tre sezone dhe ka shënuar 15 gola.

Ekzekutimi i goditjeve standarde është një nga specialitetet e Bardhit, i cili ka mahnitur shpesh me gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)…