Bardhi në 11-shen më të mirë të eliminatoreve të Botërorit

18 nëntor 2021 | 11:01

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Eni Bardhi, është përfshirë në ekipin ideal të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” nga ueb faqja për rejting dhe statistika “Who Scores”.

Shkupjani si bartës i lojës, ndihmoi përfaqësuesen  e vendit të sigurojë balotazhin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Bardhi në këtë cikël eliminator numëron 8 paraqitje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa u vlerësua me notën 7.82.

Në mesfushë bashkë me Bardhin janë edhe Stiven Bergejs e Memphis Depay nga Holanda si dhe Dushan Tadiq nga Serbia.

Në sulm, në ekipin ideal janë përfshirë Harry Kane, Robert Lewandowski, ndërkaq në mbrojtje u përzgjodhën Joao Cancelo, Harry Maguire dhe Virgil van Dijk.

Ndryshe tek portierët në ekipin ideal është zgjedhur Buhel nga Lihteshtajni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit,…