Bardhyl Mahmuti i reagon Kurtit: Denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurorisë së Speciales

03 korrik 2025 | 14:49

Udhëheqësi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, veprimtari, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kurti ka thënë mbrëmë në një intervistë për “Tëvë1” se PDK-ja nuk është reformuar dhe se aty janë deri në pesë kryetarë partie dhe se i kanë dy ish-kryetarë në Hagë që i konsultojnë për instruksione politike.

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka shkruar në “Facebook” se ky është një denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen në burg të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet…