Barella vazhdon kontratën me Interin

30 tetor 2021 | 08:25

Pas Lautaro Martinezit, edhe Nicolo Barella raportohet se është pajtuar për të zgjatur kontratën me Interin.

Sipas “Sky Sport”, Barella do ta nënshkruaj kontratën e re në javën e ardhshme. Mesfushori italian do të mbetet i lidhur me “Nerazzurrët” edhe për pesë vite tjera.

Gjithashtu raportohet se krerët e klubit të Interit duan që Barella të jetë kapiteni i tyre i ardhshëm. Me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës për 24-vjeçarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka…