Bari e transferon Memushajn për 500 mijë euro

18 janar 2018 | 10:27

Siç raportojnë edhe mediet italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek ekipi i Barit mund të quhet një çështje e mbyllur.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet edhe në javën e ardhshme, pasi është ekipi i Beneventos që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë, për sfidën ndaj Bolognas. Tek Bari, Memushaj do ta gjejë edhe mesfushorin tjetër të kombëtares, Migjen Bashën. Ndërkohë, për kartonin e vlonjatit Bari do të shpenzojë plot 500 mijë euro dhe ai do të firmosë një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2022.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtari i arteve marciale të përziera në UFC, Ilir Latifi,…