Bartomeu: Messi s’do të largohet kurrë nga Barça

04 maj 2019 | 14:13

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka këmbëngulur se ylli i klubit, Lionel Messi, “nuk do të largohet kurrë” nga ky klub dhe që tërë karrierën e tij do ta kalojë në “Camp Nou”.

32-vjeçari dhuroi një paraqitje tjetër brilante në fitoren 3:0 të katalanasve kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ai ndoshta do të mund të luajë deri në moshën 45-vjeçare, s’i dihet. Ne e dimë se ai do të luajë edhe tre, katër, pesë vjet më tepër – nuk e dimë sa, por aq sa ai të dojë. Jemi duke përgatitur lojtarë si Dembele, Lenglet dhe Arthur për ta ndërtuar ekipin kur Messi të largohet, por shoh se kjo nuk do të ndodhë gjatë”, ka thënë Bartomeu, duke shtuar se: “Po flasim për një familje, por është herët të thuhet. Ai është futbollist. Kështu që ne flasim për futbollin, pra ai do të qëndrojë me ne. Ai është shtylla e klubit”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, me bashkëpunëtorë,…