Basha: Duhet të hartohet një strategji kombëtare për Luginën

03 nëntor 2022 | 22:42

Deputeti i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur në takim kryetarin e Alternativës Demokratike, Armend Aliu së bashku me Aziz Aziri.

Ai ka bërë me dije se diskutuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

“Duke vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për t’u regjistruar dhe dëshmuar se askush nuk mund ta mohojë dhe tjetërsojë realitetin e pranisë në trojet e tyre, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Beogradit, sidomos në Medvegjë. Tashmë është e një rëndësie kritike që të ndiqet me vëmendje procesi i përpunimit të të dhënave, që ato të mos deformohen”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Ai ka treguar se kanë diskutuar edhe për domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie afatgjatë kombëtare për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i instaluar nga Rusia në Ukrainën jugore tha…