Basha i LV-së: Minatorët e ‘Trepçës’ i kanë pagat mesatare më të larta në rajon, rreth 1250 euro

27 tetor 2023 | 16:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se “Trepça” nuk ka pasur asnjëherë më shumë mbështetje sesa gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Basha ka thënë se për dy vjet ky kombinat ka pasur mbështetje në vlerë 20 milion euro.

“Pas krejt propagandës, ka rëndësi qytetarët me ditë që ‘Trepça’ asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje se sa me Qeverinë Kurti! Për dy vite ka pasur mbi 20 milion euro mbështetje nga qeveria!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka thënë se minatorët e “Trepçës” i kanë pagat më të larta në rajon.

“Gjithashtu, minatorët në Trepçë kanë pagat më të larta në rajon, ku paga mesatare sillet 1,250 euro, derisa në Maqedoni paguhen 600 euro e në Shqipëri 585 euro!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur të premten…