Basha kërkon zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

01 mars 2019 | 14:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Lezha ka thënë se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për t’i kthyer parlamentin shqiptarëve.

Basha mësohet se ka dhënë sinjale për rikandidimin e Fran Frrokajt për Bashkinë e Lezhës, por ka thënë se është ende herët për të folur për vendoret.

“Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimit”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka bërë me…