Latifi: Taksa po përdoret si instrument në luftën e brendshme politike

01 mars 2019 | 14:09

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka bërë me dije se taksa ndaj produkteve serbe ka filluar të keqpërdoret nga spektri politik në Kosovë.

Nga një instrument kundër Serbisë, sipas tij, taksa ka filluar të përdoret si instrument në luftën e brendshme politike.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se në terma moral kjo quhet degradim.

Postimi i plotë i Latifit:

Janë të panumërta rastet në historinë politike të njerëzimit, kur njerëzit e një kombi, armët të cilat i kanë përdorur kundër armikut të përbashkët, një ditë kanë nisur t’i përdorin ato kundër njëri tjetrit. Kam përshtypjen se e njëjta gjë sot po ndodhë me taksën kundër Serbisë. Nga një instrument kundër Serbisë, taksa ka filluar të përdoret si instrument në luftën e brendshme politike. Në terma moral kjo quhet degradim. Shndërrimi i politikës ndërkombëtare të shtetit në garë të brendshme elektorale, është shërbim për të gjithë ato forca që vazhdojnë të ushqejnë doktrinën e vjetër të paaftësisë së shqiptarëve për të ngritur shtet modern dhe për ta mbajtur atë mbi interesat pushtetore të klaneve politike e fisnore. Historikisht e dimë se sa herë që e kemi luftuar të ndarë Serbinë, gjithmonë kemi humbur. Dy herë kur ishim të bashkuar, ndodhi e kundërta. Këtu nuk ka dilema: ose do ta marrim seriozisht këtë leksion, ose kemi me u bo horë para qytetarëve të këtij vendi dhe para shteteve mike, të cilat kanë investuar shumë që ne të jemi të lirë dhe ta kemi shtetin e pavarur.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur të premten…