AKP-ja shpalli shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit nr. 45

01 mars 2019 | 14:08

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur të premten shitjen e aseteve përmes likuidimit nr. 45.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 45 përmban 98 asete/njësi dhe të gjitha këto do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP-ja i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë më 3 prill 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë…