Basha kritikohet nga mediet greke

21 shtator 2018 | 14:06

Edhe pse ka qenë një lojtar shumë vendimtar në ndeshjet që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve, Migjen Basha nuk është duke kaluar një formë të mirë në Greqi.

Mediet greke e kanë vendosur lojtarin në qendër të kritikave madje, shkruajnë se lojtari mund të ulet në stol nga trajneri Pako Herrera.

Sipas tyre, mesfushori kuqezi ka bërë shumë gabime dhe kjo e ka lëkundur pak trajnerin Herrera. Megjithatë lojtari do të ketë edhe një shans të fundit për të bindur trajnerin në stërvitjen e radhës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është shënuar Dita Evropiane “Pa viktima në rrugë” që…